TIRANE- Shqipëria është një nga vendet më të palumtura në botë, duke u renditur edhe në rajon pas Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, sipas një studimi ndërkombëtar për lumturinë që është botuar në New York.

Janë listuar 158 vende ku në krye qëndrojnë Zvicra, Islanda dhe Danimarka. Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re e Australia janë nga vendi 6 deri në vendin 10. ShBA është në vendin 15, Belgjika në 19, Britania e Madhe në 21, e Gjermania në vendin 26, Franca në 29, . Spanja 36, Italia në 50, Greqia në 102, Rusia në vendin 64.

Kosova sipas kësaj rangliste është para Serbisë, Shqipërisë e Malit të Zi. Ajo gjendet në vendin 69, Serbia në vendin 87, Mali i Zi në vendin 83 e Shqipëria në vendin 95.

Krahas parave, raporti si kritere të lumturisë përmend rëndësinë e drejtësisë, ndershmërinë, besimin dhe shëndetin e mirë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: