Nga: DORJANA BEZAT
Grupi i gazetarëve u nis me helikopter nga Farka rreth orës 11.15. Bënte shumë vapë. Megjithatë komoditeti i helikopterit rus, prodhim i vitit 1992, të bënte ta harroje vapën. Nisëm udhëtimin. Zhurma e helikës ishte aq dominante sa fjalët ishin të tepërta. Gjithsecili nga 22 pasagjerët e helikopterit, shumica gazetarë, ishte përqëndruar tek dritaret rrumbullake duke parë objektet dhe shtëpitë që nga lartësia duheshin si kuti.

Fluturuam mbi male, liqene, gryka dhe mbërritëm në destinacion. Në grykën e Poçemit.
Si udhërrëfyese na shërbeu Vjosa me gjarpërimet e saj. Por, bukuria e blusë së lumit u zbeh, përpara gjelbërimit të parcelave të mbjella pranë tij. Ishte kanabis!
Pak sekonda më vonë para syve tanë u shfaqën plantacione të mëdha kanabisi. Gjysma ishte prerë nga 200 efektivë policie, të cilët kishin mbërritur në zonë rreth orës 05.00 të mëngjesit. Helikopteri bëri uljen. U shpërndamë të gjithë në atë fushë buzë Vjosës.

14141649_1307218999303342_1179132282333534102_n

Forcat e FNSH-së, të policisë dhe Guardia di Finanza-s të mbuluar në djersë punonin për të prerë bimën e “keqe”. Drejtuesit vëzhgonin punën dhe jepnin komanda. Prej tyre mësova se ishin 4 parcela me rreth 40 mijë rrënjë Canabiss Sativa të cilat u shkatërruan në këtë aksion. Bimët donin edhe rreth 2 javë të plotësonin ciklin e tyre të nisur 6 muaj më parë.

Pasi bëra disa hapa drejt një parcele, në tokë pashë disa gëzoja plumbash, që flisnin për ndonjë shkëmbim zjarri që mund të ketë ndodhur më herët mes rojtarëve të kanabisit dhe policisë. Më pas në një tende që ruhej nga policë pashë 4 djem të arrestuar. Njëri prej tyre tregoi se s’ka lidhje me kanabisin.

14212648_1307201089305133_8486686717078455406_n

Zakonisht kur ka fushata korrjesh, mbushen hambarët. Por unë pashë të korrura që bëhen grumbull dhe të digjen.

U largova duke menduar se në këto parcela është derdhur djersë e madhe; e atyre njerëzve që kanë punuar për mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit si dhe e punonjësve të policisë që çdo ditë bëjnë aksion për prerjen e saj, ndërsa pyeta veten se “xhepat e kujt u boshatisën sot?!”
(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: