Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Risia e Facebook, kuptimi i shenjës së raketës në profilin tuaj

fb-raketa-750x430

Rrjeti social më i madh në botë vijon të sjellë risi për përdoruesit e tij. Kohët e fundit, Facebook ka shtuar storjet e stilit të Snapchat në krye të aplikacionit. Shtesa më e fundit në aplikacion është një ikonë e vogël në formën e një rakete, e cila është shtuar pranë butonit të miqve dhe njoftimeve.

Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një ‘faqe tjetër të të rejave’ duke ju dhënë në këtë mënyrë më shumë përmbajtje për të shfletuar. Për momentin, vetëm pak njerëzve duket se iu është shfaqur kjo ikonë, pasi Facebook e ka lëshuar atë vetëm për disa përdorues të iOS dhe Android.

Faqja e dytë e të rejave shfaq fotografi, artikuj dhe postime të tjera nga burime që nuk i ndiqni. Por, duke e parë se çfarë pëlqeni, Facebook mendon se jeni të interesuar t’i shihni ato.
auto_raketa_1491167177-19825181491167924
(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .