Ndërkohë që protesta e Partisë Demokratike vazhdon përpara kryeministrisë, deputeti i kësaj force politike Arben Ristani tha për Neës24 se protesta në atë që ai e quajti “Çadra e lirisë” do të vazhdojë duke pasur parasysh edhe sensibilizimin e njerëzve.

“Për mënyrën se si do zhvillohen ditët në këtë çadër, për aktivitetet që do zhvillohen në këtë çadër të lirisë, është formë proteste deri në një moment të dytë, se protestat duan rezultate dhe deri në momentin që taktika e protestës është e konfiguruar mirë do të vazhdojë. Do të vazhdojnë të qëndrojnë intelektualë, artistë sportistë që duan të thonë fjalën e tyre, se ne duam të kthejmë pushtetin te qytetari,” tha Ristani.

Deputeti i PD ndër të tjera tha se opozita në një farë mënyre ka bojkotuar parlamentin dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë në atë çadër për të dëgjuar hallet e njerëzve.

Për ne sot parlamenti është në këtë çadër se këtu janë qytetarët dhe janë hallet e tyre. Nuk mendoj se duhet të ketë grevë urie se njerëzit tashmë janë të mobilizuar dhe ndejti 17 ditë në grevë false si PS, s’jemi për fasadë, por jemi për njerëzit dhe hallet e tyre” tha Arben Ristani.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb