‘New York Rain’ është kënga më e fundit e Rita Orës dhe Charles Hamilton, që do të prezantohet gjatë episodit final të serialit amerikan ‘Empire’.

Charles Hamilton është një reper i ri amerikan, albumi i parë i të cilit do të dalë në shitje së shpejti.

Rita e shoqëron këngën “New York Rain” në refren, ndërsa kënga do të jetë pjesë e përmbledhjes së këngëve të sezonit të parë të “Empire” më 18 mars, kur do të shfaqet edhe episodi i fundit ku Rita do të jetë e ftuar speciale. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb