TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për dhunë fizike.

Sipas policisë, arrestimi i Kreshnik Ferrollarit u bë pasi,më datë 10.01.2017, rreth orës 17:00, në rrugën “Loni Ligori”, në bashkëpunim me shtetasit N. Sh. 21 vjeç dhe G. R. 29 vjeç, kanë goditur me sende të forta shtetasit A. H. dhe A. Sh., ku ky i fundit ndodhet i shtruar në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mesnatën e djeshme, kur policia do të arrestonte tre të rinjtë ata kanë filluar të kundërshtojnë punonjësit e Policisë për shoqërimin e tyre në Komisarait dhe kanë kundërshtuar fizikisht uniformat blu, ku Kreshnik Ferrollari ka dëmtuar edhe mjetin e policisë gjatë shoqërimit të tij.

Dy shtetasit e tjerë N. Sh. dhe G. R., kanë arritur të largohen, shkruan policia në njoftimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Tiranës për vazhdimin e hetimeve, si dhe kapjen e dy të larguarve.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: