KORCE- Biznesmeni italian Mario Patrocci e njihte djalin 25-vjeçar nga Korça, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për kanosje. Velson Qyrani kërcënonte italianin përmes telefonatave dhe letrave të ndryshme, duke i kërkuar atij 10 mijë euro.

Në dëshminë e tij pas arrestimit të të riut, sipërmarrësi italian thotë se Qyrani ka punuar për gati një vit në aktivitetin “Call Center”, që ai ka patur në qytetin e Korçës.

Ai thotë se 25-vjecarin e ka njohur si “djalë të mirë, por me disa probleme”.

“E njoh atë djalë, më vjen keq që ka arritur deri këtu. Qyrani ka punuar për mua 1 vit në një Call Center që kam patur. Për sa e njoh është person i mirë, por me disa probleme. Më ka kërkuar 20 mijë lekë borxh, ia kam dhënë. Të dielën e kaluar më hodhi një letër poshtë derës. E kam parë letrën dhe jam çuditur nga sjellja e tij. Ajo që e ka shtyrë 25-vjeçarin ishte varësia ndaj drogës. Kur ka punuar me mua është paguar rregullisht. Nuk jam frikësuar, do vazhdoj biznesin në Shqipëri”, tha biznesmeni italian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb