Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Rrëzoi në greminë minibusin me 25 nxënës, arrestohet shoferi në Skrapar (Emri)

aksidenti ne berat544

SKRAPAR- Një ditë pas aksidentit në Skrapar, ku një minibus në të cilin udhëtonin 25 nxënës doli nga rruga dhe u rrëzua 20 metra në greminë, policia ka arrestuar shoferin e mjetit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, ku shoferi i minibusit që transportonte nxënësit në shkollë, humbi kontrollin e mjetit.

Për pasojë pësuan dëmtime 9 nxënës të moshave 14-17 vjeç, ndërsa njëra prej tyre u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
aksidenti ne berat
Menjëherë pas ngjarjes, policia nisi punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
aksidenti ne berat544
Ditën e djeshme drejtuesi i minibusit, Astrit Hysi deklaroi në polici se shkak i aksidentit u bë defekti me frenat. Por jashtë kamerës banorët e zonës thanë se minibusi ka qenë me shpejtësi të lartë, pasi tentonte të parakalonte autobusin tjetër që transporton nxënës.

Sipas banorëve konkurrenca për të mbledhur sa më shumë nxënës të fshatrave e për t’i transportuar në shkollë, ka qenë shkak i shpejtësisë së lartë.

Pas hetimeve paraprake për shkaqet e aksidentit, policia ka arrestuar shoferin e minibusit, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)