TIRANE– Pas 35 vitesh punë në Radio Televizionin Shqiptar, kompozitori i njohur David Tukiçi është shkarkuar nga detyra. Lajmi bëhet me dije nga vëllai i kompozitorit, pianisti i famshëm shqiptar, Genc Tukiçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ai shpreh keqardhjen për vendimin e Drejtorisë së RTSH-së, i cili sipas tij është i pashpjegueshëm, pa motiv dhe e konsideron si injorant e amatoresk.

Statusi i plotë i Genc Tukiçit:
Te dashtun miq Do te doja te ndaj me ju indinjatën lidhur me vendimin e Drejtorise se Përgjithshme te Radio Televizionit Shqiptar për pushimin nga puna, pa asnjë motiv, te vëllait tim David Tukiçi. Dua tju shkruaj me realizëm dhe sinqeritet për Davidin, jo si vëllai im, por për Davidin si një muzikant me shume vlera , si figure artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukatën dhe modestinë qe prindërit tanë na kane mësuar. Ne rastin me te mire , vendimi i drejtorisë se RTSH , me duket i pashpjegueshëm dhe ne rastin me te keq , do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo …edhe injorant…. Davidi punon ne RTSH qe nga viti 1983 , duke kontribuar me punën e tij krijuese ne te gjitha zhanret ….ka kompozuar opera , simfoni,dhe shume vepra vokale dhe instrumentale , te interpretuara ne Shqipëri dhe neper bote…12 vjeç, fitues si këngëtar i çmimit te pare i festivalit te RTSH dhe me pas si kompozitor me këngët “Mire se vjen dit’ e ré” , Sagapo te dua” etj…mbas disa vitesh ne Itali , ku me dekret te Presidentit te Italisë i akordohet Qytetaria e Nderit ( me motivacion, për kontributin qe Davidi ka dhëne me krijimtarinë e tij , për rrezatimin e kulturës dhe muzikës neper bote..) ai rikthehet ne Shqipëri , ne RTSH, ku ai ka vazhduar te punoje i palodhur… po ,i palodhur , kte gja te gjithe e dine …qe nga polici i radios deri tek muzikantet …modest dhe i ndershëm …motoja e tij, pasioni per punen, krijimtaria muzikore, respekti për te tjerët……i diplomuar ne Paris ne një nga shkollat me te mira ne planet…ai nuk i njeh fjalët ” i paarritshmi“, “gjigandi”…qe rëndom i akordohet shume muzikanteve ne Shqipëri… Davidi, qe njeh shkelqyshem zanatin e tij, me CV¬ne qe ka , do te punësohej nga çdo institucion artistik kudo ne bote, 4 vjet para se ai te mbushe moshën e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, institucion ku ai është rritur, ka kontribuar dhe ….pushuar!!! Davidi, me zotnillekun e tij nuk do te me lejonte te shkruaj këto rreshta …por une mendoj qe rasti i Davidit duhet te shërbeje si shembull ne pejsazhin e kulturës dhe muzikës shqiptare ku siç thonë ne Shkodër, mos te ketë ma loje rrenash.., Te dashtun miq….kërkoj nga ju jo vetëm mbështetjen morale por edhe reale , qe Davidi te mund te punoje ne zanatin e tij….do te shihni se ai , kudo qe punon , nderon veten dhe te tjerët… Juaji Genc Tukiçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: