TIRANE-Mbledhja e djeshme e Komisionit parlamentar për Integrimin u karakterizua nga një debat mes mes kryetares demokrate Majlinda Bregu dhe deputetit socialist, Sadri Abazi. Debati pati në qendër humbjen e kandidatit të APPD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovës.

Sadri Abazi: Majlinda, nuk jeni në zi?
Majlinda Bregu: Pse more Sadri?
Sadri Abazi: Për Halimin pra?
Majlinda Bregu: Halimi është gjallë.
Sadri Abazi: Por keni humbë…
Majlinda Bregu: Po pse, po humbi partia jote, vdes ti Sadri?
Gramoz Ruçi: U Sadri, na thuaj a fitove ti apo Erioni?

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: