ITALI – Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë të ushtruar në familje.

Sipas IlGazzettino, ishte gruaja që e denoncoi Emir Zherun pas dhunës së vazhdueshme që ky i fundit ushtronte ndaj saj. Kjo nuk ishte hera e parë që Zheru godiste gruan e tij sa herë vinte i dehur në shtëpi.

39-vjeçari shqiptar ishte shoqëruar edhe herë të tjera nga karabinierët në polici për të njëjtën arsye.

Në rastin e fundit të dhunës, autoritetet italiane ishin dëshmitarë të shenjave që Emiri i kishte lënë gruas së tij.  39-vjeçari gjendet në paraburgim tashmë dhe pritet të marrë dënimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: