TIRANE- Presidenti Ilir Meta deklaroi se Samiti i NATO-s në Bruksel përforcoi lidhjen përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i shtetit përshëndeti ftesën për anëtarësim të Maqedonisë Veriore.

“Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: