Prej pritjes në shi për celularin e ri, e deri tek rënia e celularit iPhone në ujë dhe pastaj futja e tij në oriz, Samsung ka ‘goditur’ Apple me reklamën e re.

Reklama, e titulluar “Growing Up” (Rritja), shfaq një fans të iPhone që përmirëson celularin e tij gjatë një periudhe 10 vjeçare, duke filluar prej vitit 2007, çdo herë duke bërë shaka me problemet e ndryshme që i kanë përdoruesit e iPhone.

Në një pjesë, përdoruesi i iPhone e shtyen në lumë një përdoruese të Samsung, e cila e merr edhe atë me vete, ku pastaj pasi dalin nga uji Samsung vazhdon të punojë, ndërsa iPhone jo.

Reklama përfundon me “upgrade to Galaxy” (Kaloni në Galaxy). Me poshte keni reklamën e Samsung:

https://www.youtube.com/watch?v=R59TevgzN3k

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb