300 iPhone X u vodhën nga një kamion i UPS në San Francisco ditën e enjten. Një iPhone kushton 999 dollar që do të thotë se kostoja e 300 iPhone është përafërsisht 300,000 dollar.

Sipas mediave Amerikane, hajdutët kishin arritur të hynin brenda kamionit dhe të grabisnin dërgesën përpara se të mbërrinte tek një dyqan i Apple në San Francisco.

Policia ka filluar një hetim të gjerë për kapjen e tyre dhe sipas autoriteteve vendase një dëshmitar kishe parë tre persona të kokën e mbuluar të cilët drejtonin një makinë Dodge.

Ai tha se të dyshuarit e dinin farë mirë çfarë kishte në kamion. iPhone kushton 999 dollar që do të thotë se kostoja e 300 iPhone është përafërsisht 300,000 dollar.

Sipas lajmeve, ata që kishin porositur iPhone ende kishin arritur të merrnin telefonin pa asnjë vonesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: