Ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger iu bashkua një numri të madh të republikanëve të cilët nuk e duan Donald Trump si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara.

Aktori legjendar ka thënë se përkundër faktit se që nga viti 1983, kur ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara ka votuar për Partinë Republikane, tani nuk do e bëjë më.

Donald Trump dhe Hillary Clinton u përballën dje në debatin e dytë presidencial. Duke iu përgjigjur akuzave për bisedën e tij për femrat, Trump tha se ‘të tijat ishin fjalë, ndërsa të Bill Clinton ishin vepra”. Ai deklaroi gjithashtu se nëse do zgjidhej president, Clinton do të shkonte në burg.

Por deklaratat e tij janë përbuzur edhe nga figura të tjera të njohura, edhe të kinematografisë. Pak ditë më parë aktori Robert de Niro foli për Trump me fjalët më fyese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb