ITALI– Biznesmeni i ekzekutuar mbrëmë me armë me silenciator në garazhdin e pallatit ku jetonte në zonën e ish-Bllokut rezulton një person me precedent penal në Itali.

Sipas mediave italiane, Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla është arrestuar në dhjetor të vitin 2009 nga policia italiane në Bari, pasi ka marrë me forcë vajzën e tij nga Zvicra duke mos e lejuar të martohet më një shtetas nga Kosova.

“Pasi i kishte thënë prerë se ‘nuk do martohesh me kosovar’, dy shtetas shqiptarë, babai dhe vëllai i 27-vjeçares që pritej të bëhej nuse e kanë detyruar me forcë të hipë në makinë dhe nga një qytet i papërcaktuar në Zvicër mbërritën në Bari për të shkuar në Shqipëri”- shkruajnë mediat italiane.

Ndaj biznesmenit të ekzekutuar mbrëmë, Memli Begalla në atë kohë 56 vjeç dhe djalit i tij 29 vjeç u ngritën akuza për rrëmbimi të personit dhe heqjes së lirisë, ndërsa u dërguan në burgun e Barit. Vajza e tij 27-vjecare u dërgua sërish në Zvicër.
5gbv
Si ndodhi ngjarja
Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me silenciator në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ai ishte banor i zonës apo kishte dalë në ish-Bllok. ‘BalkanWeb’ mëson se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar, ndërsa e kanë goditur në kokë. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
MEMLI-BEGALLA
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb