TIRANE- Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ironizuar kreun e qeverisë, Edi Rama pasi ky i fundit dhe stafi i tij në Kryeministri dhuruan ditën e djeshme gjak. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, Shkëlzen Berisha shkruan me ironi se ai që do të jetë përfitues i gjakut të Ramës, nuk duhet t’i japë makinës për dy jave.

“Perfituesi i gjakut te Rames nuk duhet ti jape makines per 2 jave.”, citohet në mesazhin e Berishës, i cili ka postuar edhe një foto të vjetër të kryeministrit teksa jep gjak.

Rama

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi nga mbledhja e grupit të PS-së që ministrat dhe deputetët duhet të dhurojnë gjak, duke përdorur edhe një batutë, ‘për të balancuar idenë që ne pimë gjak’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb