Kompanitë e teknologjisë po konkurrojnë për të zhvilluar taksitë e para fluturues pa pilot që të transportojnë pasagjerë.

Dubai është në garë për të qenë vendi i parë që fut në qarkullim taksitë fluturuese.

Në muajin qershor Autoruteti Rrugor dhe ai i Transportit nënshkruan një marrëveshje me një Volocopter gjerman për të testuar taksitë ajrore pa pilot.

Firma ka marrë 25 milionë euro nga investitorët duke përfshirë prodhuesin gjerman. Taksitë fluturuese do të mund të transportojnë dy pasagjerë në të njëjtën kohë, ndërsa shpejtësia maksimale e fluturimit do të jetë 100 km/h.

Makinat do të funksionojnë me bateri dhe koha e fluturimit do të jetë 30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb