Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të hënën deklaroi se Aleanca nuk dëshiron “një tjetër luftë të ftohtë” me Rusinë edhe pse anëtarët e saj janë të shqetësuar nga numri i madh i trupave ruse përgjatë kufirit të NATO-s, transmeton Anadolu Agency.

“Jemi të shqetësuar për mungesë transparence të Rusisë sa i përket manovrave ushtarake. Rusia është fqinji ynë, nuk duam ta izolojmë. Nuk duam një luftë tjetër të ftohtë”, ka deklaruar Stoltenberg në mbyllje të seancës katërditore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bukuresht.

Më tej ai shtoi se Aleanca 29 anëtarëshe ka shtuar numrin e patrullimeve të avionëve luftarak mbi Detin e Zi si përgjigje ndaj “operacionit agresiv të Rusisë në Ukrainë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: