KUKES– Policia e Kukësit ka ndërmarrë një operacion anti-kanabis ku janë sekuestruar 190 bimë narkotike në një shpat mali në fshatin Reptac. Bimët narkotikë u asgjësuan më anë të djegies, ndërsa u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Reptac, B.S., 61 vjeç për ‘Moskallzim krimi”.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.08.2017, efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë
kontrollit të ushtruar në fshatin Reptac gjetën të kultivuara 190 bimë narkotike, në një shpat mali.
Bimët u asgjesuan më anë të djegies, ku pesë rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para proceduriale, u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Reptac, shtetasi B.S., 61 vjeç, banues në fshatin Reptac, për veprën penale “Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: