VLORË- Një hotel disakatësh është sekuestruar pasditen e sotme në Vlorë, pasi dyshohet se është ngritur me para të ardhurat nga trafiku i drogës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, bëjnë me dije se pas hetimeve disa mujore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Vlorës u bë e mundur sekuestroja preventive e një godine shumëkatëshe, destinuar si hotel në zonën e Ujit të Ftohtë, në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja”. Godina është në pronësi të shtetasve E.B. dhe SH.B., të dy banues në Vlorë.
Policia thotë se sekuestroja e kësaj godine u krye pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të “Trafikimit të lendëve narkotike” në vendet e Bashkimit Europian. Vlera e godinës sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi arrin 1.5 milion euro.
(m.k/BalkanWeb)