SHBA – Donald Trump ka siguruar këtë të enjte numrin e nevojshëm të delegatëve, për të siguruar nominimin republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas “Associated Press”, Trump ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve, 1238, nga 1237 që duheshin për tu bërë zyrtarisht kandidati i republikanëve për president.

Ndërkohë janë ende 303 delegatë në lojë, që priten të deklarojnë mbështetjen e tyre në primaret e 5 shteteve, që do të shprehen më 7 qershor. Kështu Donald Trump do ta ketë tepër të lehtë të shmangë Konventën partiake në Cleveland në muajin korrik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: