SHBA – Një ish- pornostare ka deklaruar se është paguar 130 mijë dollarë në vitin 2016 për të mbajtur gojën mbyllur për lidhjen e saj me Donald Trump.

Stephanie Clifford pretendon se ka pasur një marrëdhënie me presidentin amerikan për gati një vit. Në një intervistë për ‘Slate’ ajo tregon se lidhja e tyre ka ndodhur në vitin 2006 në Nevada, kur Trump ishte i martuar me Melanian.

Më pas të dy ata janë parë në New York dhe Los Angeles. Ndërsa një vit më vonë Stephanie ka qenë e ftuar në një party të organizuar Donald Trump.

(er.cu/BalkanWeb)