SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen midis Japonisë dhe Koresë së Jugut për zgjidhjen e çështjes së “skllaveve të seksit” gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë, gratë janë detyruar të punojnë në bordellot e ushtrisë japoneze.

Japonia ka kërkuar falje dhe do të paguajë një miliard jen, ose 9.3 milionë dollarë si kompensim për viktimat. Njoftimi është bërë sot, pasi ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, ka takuar në Seul homologun e tij jugkorean, Yun Byung-se.

“Ne e mbështesim këtë marrëveshje dhe zbatimin e plotë të saj. Besojmë se kjo zgjidhje gjithëpërfshirëse është një gjest i rëndësishëm, që duhet të mirëpritet nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë këshilltarja për siguri kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i ka telefonuar të hënën presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye, për t’i shprehur sërish keqardhje.

Çështja ka ndjekur marrëdhëniet midis dy vendeve për dekada të tëra. Llogaritet se rreth 200,000 gra, shumica e tyre koreane, janë shfrytëzuar seksualisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm 46 ish-skllave seksi jetojnë ende në Korenë e Jugut.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: