SHBA-Të paktën 4 gra janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është plagosur një tjetër.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në një qendër tregtare në Burlington, ndërsa ende nuk dihen autorët dhe motivet.

Sipas mediave një person i armatosur është parë të ecë në autostradë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Forcat e policisë në vendngjarje kanë evakuuar zonën, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave. Pak momente pas ngjarjes, policia publikoi një foto të autorit, ndërsa theksohet se ai paraqet rrezikshmëri.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: