Të shtëna me armë pranë tregut në qytetin e Lezhës, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se pas një sherri mes dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, duke plagosur tjetrin.

Ndërkohë, fill pas ngjarjes, autori është arratisur, ndërsa policia i është pas për ta arrestuar.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka vendosur një perimetër sigurie. Për më tepër shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: