TIRANE – “Kandida” është emri i përdorur për të treguar rritjen e mykut në trup. Ky myk ekziston dhe bashkëjeton natyrshëm në trupin tonë. Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikëzën e urinës, mushkri, vaginë etj.

Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne, në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Por, Kandida nuk duhet të shtohet më shumë se ç’duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur Kandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme shkruan shendeti.com.
Disa nga simptomat që mund të shkaktojë shtimi i Kandides
1. Alergji, sensitivet, intolerancë të cilat përkeqësohen në ambiente me lagështire apo myk
2. Intolerancë ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit
3. Bllokim hundësh dhe të rrugëve të frymëmarrjes
4. Neps për sheqer dhe ëmbëlsira
5. Oshëtimë në vesh
6. Probleme te tretjes, diarre, kapsllëk, fryrje të barkut, mukozë në fekale.
7. Skuqje, tharje, kruajtje, lotim të syve
8. Aritmi, palpitim
9. Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim
10. Rënie flokesh, zbokth
11. Hemorroide, irritim dhe skuqje të rektumit
12. Hipoglicemi
13. Çrregullime të gjëndrës tiroide
14. Irritim të grykëve
15. Çrregullime të lëkurës
16. Nervozizëm
17. Vaginit, infertilitet
Çfarë e bën Kandidën të rritet jashtë kontrollit?
Një sistem imunitar i shëndoshë e mban mykun nën kontroll dhe në ekuilibër me mikroorganizmat e tjerë. Por, në disa situata, ai mund të mbi-zhvillohet. Shkaktarët kryesorë janë përdorimi i antibiotikëve i tepruar, i ujit me klor dhe dezinfektantëve, pa kriter.
Si të provoni nëse keni hiperzhvillim të Kandidës në kushte shtëpie?
Gjëja e parë në mëngjes, në një gotë me ujë natyral (të blerë), në temperaturë ambienti, hidhni pështymën e gojës dhe kontrollojeni çdo 15minuta deri në 1 orë. Nëse shihni sekrecionet të marrin forma fijesh që zbresin nga lart poshtë, copëza që notojnë në ujë ose grumbullim në formë resh, në fund të gotës, atëherë mund të keni mbishtim të mykut dhe duhet të bëni një kontroll te mjeku.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: