Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sherr me policinë, biznesmeni i njohur qëllon me armë dhe arratiset, por…

Sarande policia

SARANDË- Një biznesmen i njohur i Sarandës iu ka nxjerrë jo pak telashe efektivëve të policisë ditën e djeshme. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Timoleon Babi, ose ndryshe Timo Babi, pronar i një hoteli, i një diskoje dhe i një pallati në Sarandë.

Dje, sipas policisë biznesmeni pranë hotelit në pronësi të tij në lagjen “Nr.1” kishte pushtuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në mënyrë të paligjshme dhe se ky shtetas po kundërshtonte policinë bashkiake e cila kishte shkuar për të verifikuar rastin.

Policia Bashkiake ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit. Kur efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë janë afruar për të verifikuar telefonatën dhe për të marrë kontakt me shtetasin e lartpërmendur, ai është larguar duke qëlluar me armë zjarri.

Nga reagimi në kohë i policisë është kapur e ndaluar, ku gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij i është gjendur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 13 gramë. Ndërsa armën e zjarrit e kishte fshehur ku po punohet për gjetjen e saj.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.