VLORE- Konflikti mes tre personave ka shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45 në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë, afër spitalit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se i plagosur ka ngelur shtetasi Armando Rrapaj, 22 vjeç, i cili ka marrë plagë afër zemrës dhe më pas ka ndërruar jetën në spital. Të njëjtat burime theksuan se pas identifikimit të dy personave, dy vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj, njëri prej tyre u arrestua, tjetri u shpall në kërkim dhe u arrestua pas disa orëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:45, ka ndodhur një konflikt midis 3 personave për motive të dobëta, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë! Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit, për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi A.Rr., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në kirurgjinë e Spitalit Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit K.M dhe N.M, ku njëri është arrestuar nga Policia ndërsa tjetri në kërkim. Shtetasi K.M., është arrestuar nga Policia.

Ndërsa shtetasi N.M, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: