TIRANE- Një gërvishtje mes një automjeti tip Fuoristradë dhe një tjetër automjeti tip Ford ka mjaftuar që të plasi sherri në mes të rrugës. Siç raporton Jeta sh Qejf, ngjarja ka ndodhur pranë Medresesë, ku sipas raportuesit, shoferi i Fuoristradës i ka rënë automjetit tip Ford.

Mesa duket, sqarimi me fjalë ka qenë i pamundur dhe dy burrat që ishin në Fuoristradë kanë treguar forcën me shoferin tjetër, duke e goditur atë me grushte e shqelma në mes të rrugës. Edhe pse në një moshë madhore, ata nuk janë kursyer, por janë zënë si të ishin adoleshentë.

Cfarë shembujsh marrim kur shohim burra në moshë të bëjnë këto veprime? Mos ndoshta sjellja e adoleshentëve sot është pasojë e shembujve të tillë?
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb