KLOS- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Klos, ku dy gra kanë përfunduar në spital me lëndime pas një sherri për motive banale. Sipas të dhënave të para, gratë nga fshati Bej i Klosit janë konfliktuar me njëra-tjetrën për ruajtjen e bagëtive dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë. Ato janë kapur për flokësh dhe e kanë goditur njëra-tjetrën me mjete të forta.

Në konflikt janë përfshirë edhe bashkëshortët e tyre, që po ashtu kanë mbetur të dëmtuar nga konflikti. Të dyja palët kanë bërë kallëzim penal në polici dhe ngjarja po hetohet.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: