FIER- “Shëtitës”, profesionistë dhe të dhunshëm. Ky është përshkrimi, që hetuesit kanë për grupin e grabitësve, i cili u përplas me policinë në Fier.

Sipas hetimeve të deritanishme, policia thotë se është një grup i sofistikuar kriminal. Akoma dhe më shumë ata i frikësohen faktit se grabitësit janë të pamëshirshëm dhe në çdo moment mund të hapin zjarr kundrejt atyre që iu prish planin.

Megjithëse e ka marrë veten nga plumbi që e goditi në këmbë, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, 33-vjeçari Arben Muça, njëri prej grabitësve e ka “kyçur” gojën dhe nuk ka treguar për shokët e tij.

Pse “shëtitës”? Sipas hetuesve ka të dhëna se ky është grupi që ka kryer një sërë grabitjesh me armë kohët e fundit në qytete të ndryshme të vendit. Dhe në çdo grabitje policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë, që mund të çonte në identifikimin e tyre.

Në rastin e grabitjes së të moshuarit Minella Muça, ishte mbërritja në kohë e efektivëve, ajo që pengoi planin e grabitësve.

Lajmin e plotë e lexoni në Gsh.alhttp://www.gsh.al/2018/03/24/shetites-profesioniste-te-dhunshem-si-funksiononte-grupi-i-grabitesve-qe-u-perplasen-me-policine/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb