TIRANE- Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë duket se kanë sjellë dëme dhe pasoja edhe për godinën e vetë Bashkisë së kryeqytetit. Të paktën këtë pretendon Kreu i këshilltarëve të djathtë, Kreshnik Çollaku.

Sipas tij, bëhet fjalë për një skandal që po mbahet i fshehtë, pasi nga përmbytja janë dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile e biblioteka.

STATUSI I PLOTE
Bashkine e Tiranes e ka marre lumi e llumi..

Shirat e djeshem dhe tubacionet qe kane shperthyer kane permbytur godinen/katin e pare te Bashkise Tirane.
Burime nga brenda Bashkise na njoftojne se jane demtuar rende sallat dhe dokumentacionet e arkives,gjednjes civile dhe biblioteka.
Korridoret katit te pare jane permbytur e perbaltur krejtesisht.
Ne Bashki mund te futesh vetem me cizme llastiku.

Absurde eshte se stafi i Bashkise po perpiqet ta mbuloje kete skandal. Punonjesit e besuar e militante te Bashkise jane thirrur dhe angazhuar per pastrim.
Asnje tjeter nuk lejohet te hyje ne ambientet e Bashkise Tirane.

Paranoja e ndonje fotoje qe tregon skandalin ka bere te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkise.

Ftoj cdo qytetar ne menyre vullnetare te shkoje te Bashkia Tirane e te kontribuoje te pastroje ujin e balten qe e ka permbytur.
Te shpetohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.

Bashkia e Tiranes,ajo qe merr cmime nderkombetare te porositura…sot eshte mes ujit baltes e fekalve.
Qindra dokumente jane prishur e zyrat kryesore jane bere te paperdorshme.

Perpjekja e kryetarit te Bashkise per ta mbajtur te fshehte kete situate te degraduar eshte qesharake.

Kur te merr lumi perpara nuk ka propogande qe te shpeton.
Bashkine e Tiranes sot e ka permbytur megallomania dhe perpjekja per te krijuar nje Tirane virtuale e fasade.

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb