Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shkëputja e energjisë në përballjen e Bashës me Selamin në Shkodër, reagon OSHEE

PD-BASHA-IKIN-DRITAt-1jpg

SHKODER– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas shkëputjes së energjisë elektrike në Kinema Milenium në Shkodër, gjatë kohës kur kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe rivali i tij për kreun e partisë, Eduard Selami do të përballeshin përpara demokratëve të Shkodrës.

Sipas OSHEE shkëputja e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta edhe pse aktiviteti zhvillohej në ambient privat. Gjithashtu OSHEE bën me dije se është vendosur në punë edhe një gjenerator.

“Mungesa e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Edhe pse aktiviteti zhvillohej në një ambient privat, ku duhet të merrte masa, OSHEE vendosi në punë gjeneratorin si dhe siguroi mbarëvajtjen e organizimit duke e furnizuar objektin me lidhje tjetër në formë unazore”- thuhet ne reagimin e OSHEE.

Në momentin kur u ndërpre energjia në sallë kishte mbërritur vetëm Eduard Selami, ndërsa pritej ardhja e kryetarit Lulzim Basha.

(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.