SHKODER- Gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 14-vjeçarit A.K, i cili u mbyt katër ditë më parë në lumin Buna.
Mësohet se polumbarët e kanë nxjerrë trupin e 14-vjeçarit mëngjesin e sotëm dhe e kanë dërguar atë në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Katër ditë më parë, 14-vjeçari A. K nga lagjia Xhabiaj e Shkodrës, u mbyt në lumë teksa ishte duke u larë me një grup shokësh në afërsi të urës së Bacallekut.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: