SHBA – Foshnjat mund të jetë alergjik ndaj kikirikëve dhe kjo gjë i shqetëson shumë prindërit e tyre. Sipas një rekomandimi të ti prindërit duhet t’u japin fëmijëve kikirikë që nga mosha 4 muajshe. Pjesa më e made e tyre presin që fëmija të bëhet 1 vjeç që të provojë kikirikun ose gjalpin e kikirikut, sepse ushqime të tilla kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.

Por në një studim të fundit pediatrët këmbëngulin që përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë redukton në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij.

“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, ka thënë pediatri Mattheë Greenhaët, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkë autor i këtij studimi.

Baza për këtë është studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”. Në këtë studim të vegjlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjeçare.

Rekomandi i ri jep tre mënyra se si tua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhaët. Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku.

Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë. Megjithatë paraprakisht duhet t’i nënshtrohen edhe testit të lëkurës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb