VLORE- Një shpërthim eksplozivi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40, në lagjen ”Isa Boletini”

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga shpërthimi i mjetit në pronësi të shtetasit P.S., nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njërëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb