VLORE- Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen që tronditi mbrëmë Vlorën, pas shpërthimit me tritol të një automjeti. Burime zyrtare nga policia pohojnë se emri i Elton Ismailajt nuk është i panjohur për blutë, pasi më herët atij i kanë vrarë vëllain, motrën shtatzënë në muajin e 6-të, dajën dhe ortakun e tij.

Gjatë një prononcimi për gazetarin Enrik Mehmeti vet Ismailajt pohoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë autor për këto ngjarje kriminale. Sakaq, ‘BalkanWeb’ mëson se edhe vet Ismailaj ka vuajtur dënimin për ‘Pengmarrje’.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit. Si pasojë e shpërthimit mjeti tip ‘Ford Autoveturë’ me targë AA 987 KP është dëmtuar në pjesën e përparme.
Grupi hetimor po vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: