LONDER-Pas shpërthimit që ndodhi në një metro në Londër, ku u plagosën 20 persona, vjen edhe thirrja për ruajtjen e qetësisë. Ka qenë pikërisht sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme Boris Hohnson ai që u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë dhe se kjo çështje është nën hetim.

Nga policia u raportua se një kovë plastike, brenda të cilës ishte një çantë, kishte shpërthyer në pjesën e pasme të metrosë por ende mbetet e pa qartë se çfarë ishte dhe se kush e kishte vendosur. Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme Boris Johnson.

“Kam frikë se informacioni im është i kufizuar dhe me të vërtetë është e rëndësishme të mos spekulojmë për momentin. Natyrisht, të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të vazhdojnë jetën e tyre normale, normalisht sa të jetë e mundur. Për aq sa e kuptoj, Policia Britanike e Transportit dhe TFL janë aty dhe ata do të përditësojnë me informacione më të shumta në vijim”, tha zyrtari për Sky News.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: