VLORË- I biri i puth barkun, e të dy pozojnë të lumtur në pritje të një tjetër ëngjëlli në familjen e tyre. Kjo që shihni në foto është Elda Beqo, 28-vjeçarja që siç mëson “BalkanWeb”, humbi sot jetën tragjikisht në maternitetin e Vlorës pasi iu nënshtrua një ndërhyrje cezariane për të sjellë në jetë fëmijën e dytë.

“BalkanWeb” mëson se Elda Beqo është nënë e një djali tjetër 5-vjeçar me të cilin ka postuar edhe foto në profilin e saj në Facebook. Ajo duket e shëndetshme dhe e lumtur në foto, ndonëse sot nuk arriti ta shihte djalin e dytë, për shkak se një infarkt i menjëhershëm gjatë lindjes, siç sqarojnë edhe mjekët e spitalit, ka qenë fatal për të.

aa

Fatmirësisht foshnja e saj mundi të shpëtonte, ndërsa nuk dihet ende nëse nëna e tij vuante më parë nga ndonjë sëmundje në zemër.

Informacioni paraprak nga Policia e Vlorës:
Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.
Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb