Revista “ACS Nano” ka publikuar në numrin e saj të fundit një risi që do t’ju habisë të gjithëve. A keni dëgjuar ndonjëherë për hundën elektronike? Nëse jo, ajo tashmë është shpikur dhe është në gjendje të njohë aromën e më shumë se 17 sëmundjeve, që nga kanceri i veshkave deri te sëmundja e Parkinsonit.

Pajisja në fjalë është ndërtuar nga ekipi izraelit i Institutit Technion, udhëhequr nga Hossam Haick. Ky është një hap përpara në krahasim me shpikjet e tjera elektronike të ndërtuara deri më tani, të zhvilluara për të njohur një ose më shumë sëmundje, pasi mjekët arrijnë të njohin sëmundje të caktuara vetëm duke nuhatur frymën e pacientëve, sipas një praktike shumë të lashtë. Hipokrati në shekullin e pestë para Krishtit, i mësoi nxënësit e tij të njihnin erën e sëmundjeve, të tilla si diabeti.

Për shekuj, nanoteknologjia ka lejuar që sëmundje të ndryshme të “nuhaten” me hundën elektronike, që me anën e disa sensorëve nano, mbledhin 13 aroma të ndryshme, komponentët e të cilit janë analizuar me një spektrometër masiv.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb