Shkenca dhe mjekësia progresojnë paralelisht me njëra-tjetrën dhe shpikjet në këtë fushë po kalojnë pritshmëritë. Së fundmi flitet për një zemër artificiale e një gjenerate të re, e kontrolluar nga interneti e cila lejon të monitorohet në kohë reale dhe në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit. Kjo nuk përbën më ndonjë çudi, pasi kjo është realizuar për herë të parë në Itali, nga një ekip i kryesuar nga mjeku Etore Vitali në klinikën “Humanitas di Rozzano”. Pacienti, një 65 vjeçar, kaloi me sukses vendosjen e zemrës artificiale, tashmë është në gjendje shëndetësore shumë të mirë, duke u kthyer në shtëpi në gjendje normale. Zemra artificiale është vendosur me sukses në 18 njerëz në të gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb