PARIS- Shorti i hedhur mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Kongreseve në Paris përcaktoi jo vetëm katër skuadrat e grupit A ku bën pjesë edhe Shqipëria, si Franca, Rumania dhe Zvicra, por edhe ditët dhe stadiumet se ku ato të ndeshen.

Ndeshja e parë e Europianit pritet të jetë ajo mes Francës dhe Rumanisë, duke qenë se ‘gjelat’ janë vendi organizator i kompeticionit.

Për Kombëtaren Shqiptare, ndeshja e parë do të luhet me Zvicrën më 11 qershor në staduimin “Bollaert – Delelis”, me një kapacitet prej 38 mijë vendesh. Taulant dhe Granit Xhaka do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë në Lens, në stadiumin “Bollaert – Delelis”

Takimi i dytë për kuqezinjtë pritet të jetë katë ditë më pas me vendin organizatorë, Francën.

Ndeshja do të luhet më 15 qershor në stadiumin “Stade Velodrome”, prej 67 mijë vendesh.

Takimi përpubllës i Shqipërisë pritet të luhet më 19 qershor me Rumaninë

Ndryshe nga kompeticionet e tjera, në Europianin e ardhshëm ka më shumë shanse për t’u kualifikuar, pasi përveç dy skuadrave të para që kualifikohen diret, kualifikohen edhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë. (Panorama Sport)

Ndeshjet e Grupit A
10 qershor 21:00 Francë­-Rumani “Stade de France” 80 000 vende
11 qershor 15:00 Shqipëri-­Zvicër “S. Bollaert­Delelis” 35 000 vende
15 qershor 18:00 Rumani­-Zvicër “Parc des Princes” 45 000 vende
15 qershor 21:00 Francë-­Shqipëri “Stade Vélodrome” 67 000 vende
19 qershor 21:00 Zvicër­-Francë “Stade Pierre Mauroy” 50 100 vende
19 qershor 21:00 Rumani-­Shqipëri “Stade de Lyon” 58 000 vende

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb