ITALI- Mbarë Italia u shokua dje kur një nënë shqiptare në gjendje depresioni plagosi me thikë të birin 6 vjeçar dhe më pas kreu aktin e rëndë të vetëflijimit, duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Po ndërsa dje u tha që Elida Zero, shqiptarja që për një muaj mbushte 35-vjeç e kreu aktin e rëndë pasi bashkëshorti i kishte kërkuar divorcin, ky i fundit ka sqaruar gjithçka për policinë mediat italiane, duke thënë se ai nuk ka pasur kurrë një grua tjetër, por se këto gjëra i ishin fiksuar Elidës për shkak të depresionit nga i cili edhe kurohej kohët e fundit.

Dante Scrivano, bashkëshorti italian që u mor në pyetje për 10 orë deklaroi para hetuesve se në momentin e krimit nuk ndodhej në shtëpi. “Kisha shkuar të takoja djalin që jetonte me Elidën, por në momentin e krimit dola për të blerë kafe dhe cigare”,- ka treguar ai.

Me tu kthyer në banesë shpjegon se ka parë trupin e pajetë të ish-bashkëshortes poshtë pallatit. “U ngjita me vrap në shtëpi, atje gjeta djalin të therur”,- ka thënë ai më tej.

“Kam ndërruar 9 shtëpi për 2 vite e gjysmë por ajo vijonte të më akuzonte se kisha lidhje me gra të tjera, por unë nuk kisha. Unë gjithmonë e kam ndihmuar, por arritëm deri tek ndarja për shkak të akuzave të saj, ishte kthyer në një adoleshente”,- sqaron ai ndër të tjera.

Italiani flet për telefonatën e fundit me Elidën, ku e kishte paralajmëruar se do bënte një çmenduri. “Ajo kishte probleme të mëdha, të e enjten më ka telefonuar duke më thënë se do të bënte një çmenduri. Do vras veten dhe djalin, që të rrish i qetë”.

Ndërkohë që fqinjët deklaruan dje se e kishin dëgjuar shpesh Elidën të thoshte: “Do hidhem, do të hidhem”. E kjo vinte si pasojë e jetës së trazuar që bënte.

MAMMA3-kTMF-U1100126339814260-1024x576@LaStampa.it_ (1)
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:30 në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar “Barriera di Milano”, kur shqiptarja Elida Zero qëlloi me thikë të birin Joeli duke e plagosur rëndë, ndërsa më pas u hodh nga kati i tetë. Ndonëse fillimisht u tha se këtë akt e ndërmori ngaqë bashkëshorti italian i kërkoi divorcin, u mësua se Elida jetonte vetëm me të birin, pasi me të shoqin ishte ndarë prej disa kohësh dhe shkak kryesor kishte qënë depresioni i saj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb