ITALI– Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Torinos ne Itali, ku një shqiptare ka qëlluar me thikë djalin e saj 7-vjeçar më pas është hedhur nga kati i 8 i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mediat italiane kanë identifikuar shqiptaren që kreu këtë akt të rëndë, ndërsa kanë publikuar edhe fotografi të saj.

Sipas mediave vendase, shqiptarja Elida Zero 34 vjeç ndërmori këtë akt pas kërkesës së bashkëshortit italian për t’u divorcuar. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar “Barriera di Milano”.
MAMMA3-kTMF-U1100126339814260-1024x576@LaStampa.it_ (1)
Fëmija i plagosur, Joeli, u transportua në spitalin pediatrik ”Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar të cilat i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur. Paraprakisht mjekët thonë se pavarësisht plagëve të marra, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se shqiptarja vuante prej disa kohësh nga depresioni dhe ndiqej nga një psikolog. Sipas ‘La Stampa’, Elida Zero bënte një jetë të trazuar. Disa javë përpara veprimit tragjik ajo kishte shkuar në Francë bashkë me djalin, por më pas ishin kthyer sërish.

Mediat shkruajnë se shqiptarja Elida Zero madje punonte edhe si prostitutë. “Një jetë e trazuar që e kishte shtyrë atë madje të jetonte edhe në Francë së bashku me fëmijën, në përpjekje për të kërkuar azil politik”, shkruan “La Stampa”.

Policia ka marrë në pyetje ish bashkëshortin e shqiptares Dante Scrivano, 54 vjeç.
http://www.dailymotion.com/video/x5bia0s_babi-i-femijes-zero_news#tab_embed
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: