TIRANE– Dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës në kuadër të një projekti të ARRSH-së e Ministrisë së Transporteve.

SHKOZE-BLLOKOJNE-RRUGEN

Protestuesit janë ulur këmbëkryq në rrugë tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve duke krijuar trafik.
SHKOZE-BLLOKOJNE-RRUGEN-1
‘Nëse mua shteti më jep hyrje unë nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo duke më hedhur mua në rrugë”- thotë një nga protestueset me lot në sy.

 


SHKOZE-BLLOKOJNE-RRUGEN-2

Të paktën 153 banesa preken nga projekti nga ky projekt në zonën e Shkozës. Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se mes tyre ka banesa të ndërtuara para viteve 90′, të tjera me leje të rregullta ndërtim, por edhe banesa që kanë qënë në proçes legalizimi. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim dhe nuk lëvizim nga ura deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

PROTESTA NE SHKOZE

PROTESTE NE SHKOZE 1

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: