Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Siguria dhe shëndeti në punë, Braho: Bizneset të zbatojnë me rregullshmëri ligjin

vjollca-braho

NGA VJOLLCA KONGJONI

TIRANE
– Ndonëse kontrollet e Inspektoratit të Punës tek bizneset janë shtuar, sërish siguria dhe shëndeti në punë në vendin tonë mbeten ende në nivele të ulëta. Ndryshimet ligjore të Kodit të punës të përafruara me vendet e BE, janë një risi për këtë treg si dhe mbrojnë të punësuarit nga aksidentet në punë. Por ajo çka mbetet problematike në Shqipëri është zbatimi i ligjit.

Në një takim me përfaqësues të sipërmarrjes zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Vjollca Braho ka kërkuar që ligji për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve duhet jo vetëm të njihet më mirë prej tyre por edhe të zbatohet me korrektësi.

Por sipas përfaqësuesve të biznesit ligji ka mjaft probleme në implementim, pasi le hapësira për interpretime të ndryshme.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .