Pas 1 muaji betejë me Covid 19, drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho lë spitalin.

Ajo është shëruar plotësisht dhe falenderon përmes një statusi në Facebook, ekipin e mjekëve që u kujdesën për të.

STATUSI I PLOTE
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….
Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu 😔
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik.
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.
Nje falenderim te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu, Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem! Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ❤️ ) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe 🌍 per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator 😍👏 👏
Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .
Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund 👏👏👏👏 Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocjonuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .
Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .
Falenderoj Zotin 🙏🙏 qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .
Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho .
Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua 😍🙏🙏

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb