Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Skandal në plazhin e Durrësit, policia bllokon dhjetëra autobusë me pushues nga Kosova (Video)

policia ndalon autobuset kosovare

Nga: KLODJANA HAXHIAJ

DURRËS- Asnjë prej autobusëve nga Kosova të cilët u nisën për të pushuar në plazhin më të madh të vendit në Durrës nuk janë lejuar të hyjnë në rrugën “Pavarësia” në vendet ku ata kanë pasur vendqëndrimet e tyre.

Burra, gra e fëmijë të vegjël u detyruan të zbresin në skajet e zonës së Plazhit, që më pas të udhëtojnë me taksi drejt banesave apo hoteleve që kanë prenotuar ditë më parë.

Realisht Shqipëria është e jona, ne jemi kosovarë, por sot patëm telashe. Në hyrje këtu, policia ndali rrugën, nuk e di arsyen. Kemi kaluar shumë pjesë të rrugës me këtë autobus që po shihni. Ishte e vështirë të futeshe në këtë pjesë për shkak të kabllove të rrymës elektrike. Na do të vijmë nuk ka kush na ndal për pushime”,- tha një qytetar nga Kosova.

Nuk na lejon policia, ne tjetër rrugë s’kemi. Të na japin një arsye ose të na lejojnë të kalojmë deri sa të nxjerrim njerëzit që kemi brenda”,- u shpreh njëri nga shoferët.

Tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa policia e qarkullimit rrugor ngriti postblloqe, duke mos lejuar asnjë prej autobusëve të mbushur me pushues të hyjnë në plazh. Ata autobusë që tentuan të hynin u gjobitën, ndërsa ky vendim i policisë së qarkullimit rrugor u zbatua vetëm për autobusët që mbërrijnë nga qytetet ndryshëm të Kosovës dhe jo të shteteve të tjera, të cilët nuk janë penguar të hyjnë në rrugën “Pavarësia”.

Pushuesit kanë treguar se në pikun e të nxehtit janë detyruar që për rreth 2 orë të sorollaten nëpër rrugicat e Plazhit për të gjetur një mundësi të mbërrinin në vendqëndrimet e tyre.

25 euro hoteli, tani edhe 5 euro taksia, merreni me mend. Bashkia hesht, policia dënon, ne na mbetet vetëm me pagu dënimin”,- tha një tjetër pushues.

Kemi ardh me fëmijë të vegjël, po na keqtrajtojmë ne që vijmë për pushime”,- thotë një tjetër i irrituar.

Të shokuar janë të gjithë operatorët e biznesit në Durrës, por edhe banorët. Nëse pushuesit nga Kosova nuk do të hyjnë në Plazh, asnjë prej tyre nuk ka punë.

Hotelet janë bosh në pjesën më të madhe, po ashtu edhe banesat që jepen me qira, shezlongët janë bosh në masë të madhe dhe e gjithë zona është në krizë.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 20 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.