TIRANE- Arrestohet një tjetër person si pjesë e skemës së skandalit të abuzimit me pronat në Lezhë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Lekë Frroku, i cili ishte shpallur në kërkim. Ky i fundit u arrestua nga policia në afërsi të Rinasit.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.

Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

ARRESTIMET
Kujtojmë se mes 23 urdhër arresteve që u lëshuan lidhur me skandalin, i arrestuar ishte edhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u liruar pak ditë më pas, ndërsa iu caktua masa ‘arres. Zyrtarët e bashkisë akuzohen se kanë abuzuar me një sipërfaqe toke, që është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore, në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb